Arrestohet një tjetër lojtar i Premier League – dhunë ndaj të dashurës së tij

Futboll

Arrestohet një tjetër lojtar i Premier League – dhunë ndaj të dashurës së tij

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Një tjetër lajm tronditës vjen nga Premier League.

The Sun raporton se një tjetër yll i Premier League është arrestuar nga policia britanike.

Lojtari në fjalë, akoma anonim për publikun, është arrestuar për dhunë ndaj të dashurës së tij.

Ishte vet ajo që ka njoftuar policinë dhe ka treguar edhe për mesazhe kërcënuese.

Lojtari ka angazhuar një avokat për ta mbrojtur për rastin në fjalë, thonë burime të The Sun.

Ky rast vjen pas atij të Mason Greenwood të Manchester United.

Kujtojmë se edhe Benjamin Mendy i Manchester City përballet me akuza për përdhunim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat