Ka bërë shumë bujë humbja e pësuar nga Bayern Munich në kampionat kundër Bochum. Katër gola të pësuar nga kampionët në fuqi të Gjermanisë, që nuk kanë treguar lojën e tyre të zakonshme.
Një disfatë që edhe Joshua Kimmich nuk e pritur mirë siç kuptohet nga deklaratat që ai ka bërë për mikrofonat e Sky Sports De.
“Kemi bërë paraqitjen tonë më të keqe të sezonit dhe kemi humbur të gjitha virtytet e domosdoshme për të fituar një ndeshje”, ka thënë në mënyrë shumë kritike Kimmich.
“Nëse një gjë e tillë ndodh një herë gjatë një sezoni, atëherë them ‘ok, mund të ndodhë’. Por kjo nuk është hera e parë që na ndodh, kështu që duhet të bëjmë shumë kujdes.
“Nuk ka shumë lidhje me planin e ndeshjes ose taktikën, por mentalitetin me të cilin futesh në fushë. Duhet të oyesim veten nëse ky është mentaliteti i Bayern Munich”.