Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është eliminuar nga European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ai në çerekfinale u mund me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli.
Zekaj në fazën e parë të repesazhit u mund nga britaniku, Rhys Thompson, duke humbur mundësinë për medalje.
Kujtojmë se Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinalen në kategorinë deri në 78 kilogramë, kurse Arbër Kullashi u eliminua në luftën e parë.