Llapi nga Podujeva ka shënuar fitore të madhe, është gjithnjë e më afër kreut të tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.
Fituesi i Kupës së Kosovës e mposhti me rezultat 2:0 Ulpianën nga Lipjani, në ndeshjen që u zhvillua sot në fushën e inauguruar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 54-të, Alban Shillova me kokë ka shënuar për epërsinë 1:0.
Çlirim Avdulli shënoi autogol për 2:0.
Duhet theksuar se në minutën e 76-të, Selimi i Ulpianës, goditi tërthorësen e Llapit.
Llapi është në vend të katërt me 32 pikë, ka pesë me pak se lideri Drita dhe Ulpiana është në të nëntin me 18 sosh.
BKT Superliga e Kosovës
Drenica - Gjilani 1:1
Drita - Feronikeli 7:0
Malisheva - Prishtina 2:1
Ballkani - Dukagjini 4:1
Llapi - Ulpiana 2:0
Tabela
1. Drita 19 11 4 4 29:11 37
2. Ballkani 19 10 6 3 26:15 36
3. Gjilani 19 9 9 1 24:14 36
4. Llapi 19 9 5 5 30:21 32
5. Prishtina 19 6 6 7 23:19 24
6. Drenica 19 7 3 9 23:23 24
7. Malisheva 19 6 4 9 19:21 22
8. Dukagjini 19 3 9 7 14:23 18
9. Ulpiana 19 4 6 9 17:32 18
10. Feronikeli 19 3 2 14 5:31 11
Në javën e ardhshme do të takohen : Drita - Llapi, Feronikeli - Gjilani, Ulpiana - Malisheva, Dukagjini - Drenica dhe Prishtina - Balllkani.