Kampioni në fuqi, Shkëndija nga Tetova, triumfon në derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Kuqezinjtë kanë shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Struga Trim Lum, në ndeshjen e javës së 19-të.
Për tetovarët shënuan futbollistët Elezi (11}), Guri (45+1’) e Hasani (90+6’-nga penalltia) dhe për Strugën Kitanovski (52′).
Shkëndija renditet në vend të dytë me 37 pikë, ka tetë me pak se lideri Shkupi dhe Struga është në vend të shtatë me 26.