Blerja automatike e Joaquin Correa ka nisur zyrtarisht.
Marrëveshja midis Interit dhe Lazios ka qënë se sulmuesi argjentinas do të bëhej pronë e zikaltërve kur këta të fundit do të merrnin pikën e parë në muajin shkurt të vitit 2022.
Ekipi i Inzaghit e mori pikën e parë ndaj Napolit në barazimin 1-1.
Tani Inter do të duhet të paguajë 25 milion euro në tre vjet në arkat e Lazios, pasi në fillim kanë paguar 5 milion euro plus 1 milion euro bonuse për huazimin.