Levantet mposhtet para shikuesve të vet, me rezultat 4:2 nga Betisi.
Levante pësoi humbje të rëndë dhe gjithnjë e më pak ka shpresa për të mbetur në elitën e futbollit spanjoll.
Nuk ka ditë të bardha për Levanten e cila është fundosur në renditje të tabelës me vetëm 11 pikë.
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, u paraqit nga minuta e 67-të por pa sukses për të përmbysur rezultatin e rivalit.
Për Levanten shënoi Gomez (43' e 47') dhe për Betisin Fekir (14' e 49'), Gonzalez (29'), Carvalho (42').
Në minuta e 74-të, Soldado u përjashtua me karton të kuq, kësisoj Levante mbetet me një lojtar me pak. Betis është në vend të tretë me 43 pikë pas 24 jave në kampionatin spanjoll.