Lavdërohet Bajrami

Futboll

Lavdërohet Bajrami

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 18:12
Lavdërohet Bajrami

Empoli barazoi në shtëpi 1-1 ndaj Kaljarit në një sfidë që edhe mund ta fitonte. Nedim Bajrami ishte përsëri protagonist me asistin e golit të Pinamontit.

Në përfundim të sfidës për mediat italiane, trajneri i vendasve Aurelio Andreacoli foli për performancën e mesfushorit shqiptar.

“Loja e Bajramit? Ai luajti shumë mirë, por në pjesën e dytë pati rënie si i gjithë ekipi.”

Asisti i sotëm ishte i katërti për Bajramin në këtë sezon në Serinë A. 22 vjeçari gjithashtu ka shënuar dhe 6 gola, në një prej kampionateve më të fortë në botë. Performanca e shqiptarit po rritet dita ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat