Futbollistët shqiptarë Bledian Krasniqi, Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu dhe Blerim Xhemailin, me Zurich-un nuk kanë të ndalur, marshojnë drejt titullit të kampionit në Zvicër.
Zurich ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Luganos.
Futbollisti Ziegler i Luganos dështoi nga penalltia në minutën e 53-të.
Aliti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 52-të dhe Xhemaili u aktivizua në lojë në minutën e 59-të në vend të Krasniqit.
Portieri Amir Shaipi u paraqit standard e Kreshnik Hajrizi 59 për Luganon.
Golat i shënuan Marchesano (12'), Gnonto (64'), Ceesay (66').
Pas javës së 21-të, Zurich kryeson me 49 pikë e Lugano ëshhtë i 4-ti me 33.