Jashari me Luzernin triumfojnë ndaj Sionit

Futboll

Jashari me Luzernin triumfojnë ndaj Sionit

Nga: K.G. Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 18:57
Jashari me Luzernin triumfojnë ndaj Sionit

Futbollisti shqiptar Ardon Jashari me ekipin e Luzernit shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Sionit. 

Jashari u paraqit standard duke kontribuar në fitore. 

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 68-të. 

Futbollisti Abubakar ka realizuar në minutën e 57-të. 

Luzerni zë vendin e 9-të me 14 pikë pas 21 jave në Kampionatin e Zvicrës dhe Sioni është i shtati me 25 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat