Arsenali është duke e vëzhguar Armando Brojën para afatit kalimtar të verës, pasi dështoi t’i arrijë synimet për përforcimin e sulmit në janar.
Sulmuesi i Shqipërisë Broja është duke mahnitur me lojën e tij në sezonin e tij të parë në Premierligë për Southamptonin dhe ka rënë në sytë e drejtuesve të Arsenalit.
Topçinjtë dështuan ta përforcojnë skuadrën në janar, pavarësisht se u përpoqën shumë për ta blerë Dusan Vlahovicin nga Fiorentina, i cili në fund të afatit kalimtar zgjodhi t’i bashkohet Juventusit.
Pierre-Emerick Aubameyang u largua nga klubi me pajtim dypalësh, derisa për dyshen Alexandre Lacazette and Eddie Nketiah thuhet se do të largohen në verë kur edhe iu skadojnë kontratat me klubin.
Broja, 20-vjeçar, ka mahnitur për Southamptonin – ku është i huazuar nga Chelsea – këtë sezon.
Ai i ka shënuar 7 gola në të gjitha garat për Southamptonin dhe vlerësohet shumë nga trajneri i Arsenalit Mikel Arteta.
Arsenali do të kërkojë ta blejë patjetër një sulmues të ri në verë dhe Broja mund të jetë ai.