Espanyoli do ta kërkojë fitoren e parë në vitin 2022 në kohën më të vështirë, në derbin katalonas kundër Barcelonës.
Derisa Barcelona ka filluar ta gjejë formën e saj më të mirë nën udhëheqjen e trajnerit Xavi Hernandez, Espanyoli po kalon caste të këqija në këtë fillimvit.
Ky do të jetë derbi i 214-të katalonas me tyre dhe zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin RCDE.
Barcelona do ta kërkojë fitoren e tretë radhazi – për herë të parë nën drejtimin e Xavit – dhe futjen në top katërshe të La Ligës me një fitore eventuale ndaj rivalit.
Barça ëshë në vendin e pestë me 38 pikë, një më pak se Atletioc Madridi në vendin e katërt, por një fitore sonte do të bënte që ajo ta kalojë kampionin në fuqi në tabelë.
Espanyoli renditet në vendin e 13-të më 27 pikë, shtatë pikë larg zonës së rënies nga liga.
Ai do të kërkojë ta shmangë disfatën e tretë radhazi në ligë këtë vit.