Ardian Kozniku ka shënuar edhe një sukses të madh në Kuvajt.
Pas titullit të kampionit, me ekipin e tij Al Arabi fitojnë edhe Superkupën e Kuvajtit në futboll.
Kryetrajneri i ekipit është kroati Ante Mishe, ndërsa Ardian Kozniku është ndihmës i tij.

Al Arabi
Al Arabi triumfoi me penallti me rezultat 4:3 ndaj Al Kuwait-it.
Ndeshja përfundoi pa fitues (1:1), ndërsa Al Arabi me penallti doli më i suksesshëm. Kozniku është jashtëzakonisht i kënaqur edhe me suksesin e radhës.