PSG dhe Real Madrid përplasin “brirët” mes tyre në Champions League, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në kuadër të fazës së 1/8-ve.
Përpara kësaj sfidë trajneri Mauricio Pochettino ka marrë një lajm pozitiv, teksa sulmuesi brazilian, Neymar do të jetë gati për përballjen me gjigandët spanjoll, teksa lojtari ditën e sotme është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës.
Por për teknikun argjentinas ka dhe një lajm të keq.
Ish-i madh i kësaj sfide do të jetë mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos, i cili për shkak të problemeve fizike nuk do të jetë gati ndaj ish-skuadrës së tij me të cilën shkroi historinë.