Futbollisti nga Bregu i Fildishtë nuk ka arritur ende marrëveshje me asnjë klub evropian.
Franck Kessie nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Mesfushori luftarak është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Milanin.
Dhe, duket se futbollisti nga Bregu i Fildishtë nuk e ka ndërmend të vazhdojë eksperiencën me “Rossoneri”.
Të paktën deri tash, palët nuk kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re.
Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se futbollisti afrikan është bërë prioritet i Barcelonës.
Gjiganti katalunas synon ta marrë atë pa para pasi në verë do të jetë lojtar i lirë.
Gjithashtu, Kessien e duan edhe klubet angleze, Arsenali dhe Tottenhami.
Në Itali, pëlqim për ish-futbollistin e Atalantas ka shprehur Juventusi.
Gara për Kessien mbetet e hapur.
Lojtari mund të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub evropian qysh tash.