Tragjedia e madhe në futsallin dhe sportin në përgjithësi boshnjak.
Ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare një nga lojtarët më të mirë në Bosnjë e Hercegovinë, Xhenan Çeligija.
Ai vdes pas një ataku në zemër, sipas mediave nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Ai vdiq vetëm një ditë pasi luajti lojën e tij për MNK Çulin Mlin, në të cilën shënoi gol. Ai ishte një nga individët më të mirë në ndeshje dhe askush nuk mund ta merrte me mend se çfarë do të ndodhte më pas”, kanë shkruar mediat në Bosnjë.
Sipas mediave, ai ka ndërruar jetë në stërvitje.
Celigija ka luajtur edhe jashtë vendit, si në Kinë dhe Gjermani, ndërsa një muaj më parë ka luajtur për skuadrën e Konjicit.