Vëmendja kryesore pa asnjë dyshim sonte në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve është në kryeqendrën e Francës, në Paris me duelin Paris Saint-Germain – Real Madrid që fillon nga ora 21:00.
Stadiumi “Parku i Princave” hap dyert për sfidën e dy gjigantëve të futbollit evropian dhe njëherit dy ndër favoritëve për të triumfuar në këtë kompeticion.
Gjiganti francez ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në ditën e ndeshjes nëpërmjet faqes zyrtare.
Në listën e publikuar nga PSG-ja bie në sy mungesa e mbrojtësit spanjoll, Sergio Ramos i cili do të mungoj për shkak të lëndimit.
Megjithatë, francezët kanë një lajm të mirë për tifozët, ngase ylli brazilian, Neymar rikthehet në aksion.