Sado që të jenë të sigurt se do ta mposhtin Maqedoninë më 24 mars në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin në Katar, megjithate duket se kanë frikë.
Kujtojmë se, kjo ndeshje historike luhet në Palermo dhe fituesi do të shkojë në raundin e findit ku do të përballet me fituesin e duelit Portugali-Turqi.
Kështu që për t’u përgatitur sa më mirë para ndeshjes me Maqedoninë, me kërkesë të trajnerit Roberto Mancini, Federata e Futbollit të Italisë kërkoi nga Seria A shtyrjen e xhiros që do të luhet në datat 19-20 mars.
Kjo kërkesë e Federatës pritet të pranohet nga drejtuesit e Serisë A.