Renato Sanchez ka refuzuar ofertën e Lilles për të zgjatur kontratën, e cila aktualisht skadon në 2023.
Mesfushori dëshiron të largohet dhe menaxheri i tij përflitet se ka hapur bisedimet me Milanin.
Italianët janë vërtet të interesuar dhe e konsiderojnë portugezin një objektiv kryesor si zëvendësuesin e Kesit.
Raportet e mira me homologët francezë mund të lehtësojnë dialogun, sidomos pas akordeve të frytshme në sezonet e kaluara për transferimin në Milano të Rafael Leaos apo Majk Menjasë.
Operacioni duhet të kapë vlerën e 20 milionë eurove, teksa Sanchezit e pret një rrogë prej 3.5 milionë eurosh në vit me garancinë e një roli si titullar në formacionin kuqezi.