Rritet konkurrenca për kartonin e Kessie

Futboll

Rritet konkurrenca për kartonin e Kessie

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:29
Franck Kessie.

Skuadra e Paris Saint-Germain është skuadra e radhës që i shtohet garës për Franck Kessie.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe marrëveshje për rinovim me Milan me shumë gjasë nuk do të ketë.

Situata e lojtarit ka bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij, përfshirë Barcelonën, që flitej se kishte marrëveshje tashmë me lojtarin. Një gjë e tillë u hodh poshtë nga raportime të tjera.

Së fundmi, në Itali raportohet se garës për Kessie i është bashkuar skuadra e PSG.

Parisienët janë të interesuar të përforcojnë repartin e mesfushës. Ata kanë konsideruar edhe Paul Pogba, por tashmë alternativë shihet edhe Franck Kessie. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat