“Djajtë e Kuq” e presin sonte Brightonin, fitorja do t’i rikthente ata në Top 4, i cili çon në Champions League
Manchester United e ka një mundësi të mirë sonte për t’u rikthyer në Top 4.
“Djajtë e Kuq” do ta presin Brightonin, në kuadër të xhiros së 25-të të Premierligës.
Aktualisht, ekipi nga “Old Trafford” e sheh veten në vendin e pestë me një pikë më pak se West Ham United.
Dhe, me një fitore eventuale, Ronaldo me shokë do të jenë në zonën që çon në Champions.
Nga ana tjetër, Brightoni aktualisht gjenden në vendin e nëntë.
Ky ekip është specialist i barazimeve dhe të njëjtën gjë do ta kërkojë edhe sonte.
Ndeshja ndërmjet Man Utd dhe Brightonit do të fillojë në orën 21:15.