Destan Adili shënon gol dhe nuk lejon humbjen nga Malta.
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut U-17 ka barazuar ndaj reprezentacionit te Maltës me rezultat 1:1.
Në ndeshjen miqësore e cila u luajt në stadiumin “Petar Miloshevski” në Shkup, mysafirët nga Malta kaluan në avantazh me gol në pjesën e parë, ndërsa ka barazuar debutanti ne reprezentacion, Destan Adili ne kohen shtesë, i cili trajneri i reprezentacionit Toni Jakimovski, e kishte ftuar qe ti bashkëngjitet ekipit 5 dite para këtij ballafaqimi.
Ndryshe, kjo ftesë siç duket ka qenë mjaft e saktë kur dihet se ky djalosh u fut ne loje ne 35 minutat e fundit ku edhe shënoj gol. Bëhet fjalë për një talent të futbollit i cili sivjet po luan shkëlqyeshëm tek klubi futbollistik,
Rabotniçki dhe sipas eksperteve pritet te ketë një karriere te bukur ne te ardhmen.
Ndeshja kontrolluese e radhës me Maltën luhet të enjten me fillim nga ora 11:00.