PSG - Real, beteja e madhe

Futboll

PSG - Real, beteja e madhe

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:11
PSG – Real, beteja e madhe

Champions League rikthehet sonte me ndeshjet e së tetës së finales.

Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të jetë ai në mes të Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

Parisienët do të llogarisin në të rikthyerin Neymar, i cili mund të luajë përkrah Kylian Mbappes dhe Lionel Messit.

Ndërkaq, Sergio Ramos do të mungojë në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij.

Reali nga ana tjetër i ka disa lojtarë që janë të dyshimtë nëse do të mund të luajnë sonte apo jo.

Parisienët do të mundohen ta krijojnë një epërsi solide në ndeshjen e para në “Parkun e Princave”.

Kjo pasi ata duan të jenë më të qetë për ndeshjen e kthimit.

Nga ana tjetër, madrilenët shkojnë në Francë për ta nxjerrë së paku një barazim, për ta siguruar më pas kualifikimin në shtëpi.

Ndërkohë, Manchester City do ta vizitojë Lisbonën, ku e pret Sportingu.

Nënkampioni evropian shihet si favorit ndaj portugezëve.

“Citizens” madje do të mundohen të kryejnë punë qysh në duelin e parë.

Kurse, portugezët do ta kërkojnë mrekullinë në këtë fazë.

Kjo është vetëm hera e dytë që Sportingu është kualifikuar në fazën eliminuese të Championsit.

Dy ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat