Ish trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho raportohet se synon ribashkimin me Pierre-Emile Hojbjerg, te skuadra e Romës.
Danezi ishte ndër lojtarët kyç te skuadra e Mourinhos, por me ardhjen e Antonio Conte, humbi edhe pozitën e titullarit.
Hojbjerg ka dyshime për të ardhmen nën urdhrat e Conte, prandaj është duke konsideruar kalimin te Roma, kështu raporton “Corriere dello Sport”.
Ndërkohë, edhe Tottenham nuk do mohonte shitjen e ish yllit të Southampton, me Conte që ka planet e veta për të rindërtuar skuadrën londineze.
Përpos Hojbjerg, opsion për Romën mbetet edhe ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, të cilën dështuan ta transferojnë verën e kaluar.