Paris Saint-Germain dhe Real Madrid do të përballen sonte në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Dy skuadrat pretendente për ta fituar krejt kompeticionin, do të përballen në dy ndeshje, prej të cilave njëra do të eliminohet.
UEFA ka publikuar një sondazh dhe ka pyetur tifozët se kush mendoni se do ta fitojë ndeshjen e parë, e cila luhet në “Parc des Princes” në Paris.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/15/auto_image-371644942121.png)
56% e respondentëve besojnë se Parisi do ta fitojë ndeshjen e sontme, kurse 38% kanë votuar për fitoren e Real Madridit.
Ndërkohë 6% e tyre besojnë se nga kjo ndeshje nuk do të ketë fitues.