Në fundjavë zhvillohet xhiro e 20-të në BKT Superligën e Kosovës.
Dueli kryesor i kësaj jave zhvillohet të shtunën ndërmjet Dritës dhe Llapit.
Gjilanasit duelin e fundit si vendas e luajtën në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, ku triumfuan ndaj Feronikelit me rezultat 7-0.
Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka konfirmuar për Gazetën Olle se ndeshja ndaj Llapit do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Padyshim se ky është një lajm i mirë për “Intelektualët”, të cilën mund ta ndjekin ndeshjen derbi në numër më të madh, pasi do të zhvillohet në shtëpinë e tyre.