Skuadra shqiptare, Shkupi, e ka promovuar zyrtarisht përforcimin e fundit me reprezentuesin senegalez, Mamadou Dunfa, i cili tashmë ka mbërritur në Çair.
Sulmuesi 20-vjeçar, në radhët e Shkupit vjen nga Kolos e ukrainas, i cili u paraqit vitin e kaluar.
Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin shqiptar.
Dunfa është anëtar standard i kombëtares së të rinjve të Senegalit, dhe ka një paraqitje për kombëtaren e seniorëve të vendit të tij.