Rio Ferdinand ka analizuar ecurinë e Manchester City-t në Premier League.
Ish-mbrojtësi i Manchester United ka pranuar supremacinë e skuadrës së Pep Guardiola-s në kampionatin anglez.
Gjatë podcast-it të tij Five with Vibe, anglezi ka thënë edhe se trajneri spanjoll i dominon ndeshjet pa një sulmues të vërtetë përpara. Ja fjalët e tij:
“Nuk ka përfunduar akoma për sa u takon pikëve, por mendoj se Manchester City duket pak si shumë i qetë gjatë ndeshjeve. City duket se ka gjithçka nën kontroll.
“Nuk kanë momente të vështirë në të cilët mendon: ‘Oh Zot, nuk do të kenë sukses, do të munden’. Janë të gjithë të qetë.
Për më tepër, Pep Guardiola e bënë gjithë këtë pa një sulmues të vërtetë. Në fakt, i ka treguar gishtin e mesit të gjithë kampionatit dhe të gjithë mediave që kishin dyshim në fillim të sezonit”.