Përfundon pjesa e parë, ja rezultati mes Manchester United dhe Brighton

Futboll

Përfundon pjesa e parë, ja rezultati mes Manchester United dhe Brighton

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 22:27
Përfundon pjesa e parë, ja rezultati mes Manchester United dhe Brighton

Krahas dy ndeshjeve në Ligën e Kampionëve është duke u zhvilluar edhe takimi mes Manchester United dhe Brighton, ndeshje kjo e vlefshme për Premier Ligën angleze.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford” Manchester United është duke barazuar pa gola 0:0 në ndeshjen kundër Brightonit, përcjell KosovaPress.

Skuadra e Brightonit është treguar më e mirë përgjatë kësaj pjese të parë, ku ka në favor posedimin e topit prej 60% krahas 40 sosh sa ka United.

Në anën tjetër, në aspektin e goditjeve të portës Brightoni ka regjistruar tre sosh, për dallim nga United që ka bërë vetëm një goditje drejt portës.

Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 0:0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat