Lionel Messi nuk dha atë paraqitje që pritej në përballjen me Realin e Madridit, ku humbi dhe një 11-metërsh.
Kjo gjë ka bërë që argjentinasi të marri një notë të ulët nga gazeta franceze, “L’Equipe”.
I vlerësuar vetëm me notën 3, 7-herë fituesi i Topit të Artë, ishte lojtari më i dobët në fushë, duke konfirmuar dhe një herë periudhën shumë të vështirë që po kalon pas transferimit të tij te francezët.
“Është diçka e trishtë ta shikosh atë kështu. Në pjesën e parë ai luajti pothuajse një mesfushor, pa qenë aspak preciz. Gjithçka po shkonte mirë, deri në minutën 62’, ku humbi penalltinë”, ishte komenti i gazetës franceze për Messin.