Vetëm katër ditë larg turpërimit në Bundesligë ndaj Bochumit, skuadra e Bajernit do të luajë në Champions një ndeshje shumë të rëndësishme.
Në Salzburg, skuadra gjermane do të kërkojë të lërë pas disfatën në kampionat.
Mesfushori i Bajernit, Thomas Muller, tha se skuadra e tij nuk do të përsërisë gabimin e bërë në kampionat dhe se do të japë gjithçka për të dalë nga fusha me fitore.
“Mendoj që të gjitha skuadrat që luajnë në këtë fazë kanë një mundësi për të shkuar larg.
Sigurisht që disa prej tyre janë më të favorizuar për shkak të kualiteteve që kanë në ekip.
Ne jemi një prej tyre. Objektivi i klubit është çdo sezon kampionati, Kupa e Gjermanisë dhe Champions-i", tha Muller.