Barcelona do të presë Napolin në sfidën e parë të raundit të 1/32-tava në Ligën e Europës.
Trajneri i katalanasve, Çavi ka qëndruar me këmbë në tokë, duke u shprehur se ekipi i tij nuk është favorit.
"Për ne është një mundësi. Ne kemi një synim, që të hymë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.
Ose nëpërmjet kampionatit, ose nëpërmjet Ligës së Europës.
Tifozët presin shumë, por ne nuk patëm fat, sepse shorti na solli përballë Napolin",- tha Xavi.