E ardhmja e yllit portugez Cristiano Ronaldos te Manchester United është në dilemë.
Ish-asi i Real Madridit dhe Juventusit, në fund të këtij sezoni, mund të ndajë rrugët me klubin nga ‘Old Traffordi’.
Ronaldo është duke u monitoruar nga gjiganti francez PSG, por sipas medieve të huaja, tashmë portugezi është futur në ‘radarin’ e klubit italian, AS Roma.
Trajneri i ‘romakëve’, Jose Mourinho raportohet se dëshiron bashkimin me Ronaldo gjatë kësaj verë, transmeton RTKLive.com.
Në rast se Manchester United nuk do të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, thuhet se Ronaldo do largohet nga ‘Old Traffordi’, dhe Roma është alternative e mundshme.