Conte nuk është nga ata që presin “betimin e dashurisë së përjetshme”

Futboll

Conte nuk është nga ata që presin “betimin e dashurisë së përjetshme”

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:49
Conte nuk është nga ata që presin “betimin e dashurisë së përjetshme”

Siç dihet, Antonio Conte nuk është nga ata që presin “betimin e dashurisë së përjetshme”. Juventusi e di mirë këtë, edhe pse kishte arsye të mira (13 vite militantizëm si lojtar) për të shpresuar ta mbanin pranë për një kohë të gjatë. Edhe punëdhënësit e mëvonshëm të trajnerit nga Salento e dinë mirë këtë.

Dy vite me FIGC, dy vite me Chelsea, dy vite me Interin. “Qiriri” i Conte digjet shpejt dhe intensivisht. Dhe, sipas Harry Redknapp, Tottenham gjithashtu mund ta mësojë këtë gjë së shpejti. Që nga mbërritja e Conte në veri të Londrës kanë kaluar vetëm tre muaj, jo dy vitet “kanonike”.

I intervistuar nga radiostacioni britanik talkSPORT, ish-trajneri i “Spurs” shprehu pasiguri mbi të ardhmen e Conte në pankinën e Tottenham: “Kam ndjenjën që, nëse e kupton se gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur, ai mund të vendosë të largohet. Conte mund të mendojë se lufta për vendin e pestë, të gjashtë, të shtatë nuk është ajo me të cilën është mësuar”.

Nga ana tjetër, i njëjti Conte, si personazh, nuk e kishte fshehur intolerancën e tij për situatën te Tottenham, të cilën as merkatoja e dimrit nuk mundi ta rikuperonte. Në të vërtetë, tri humbje radhazi erdhën pas nënshkrimeve të Bentancur dhe Kulusevski.

“Është e vështirë për mua të flas për vendin e katërt apo Ligën e Konferencës, – tha italiani pas humbjes të së dielës kundër Wolverhampton. – Jam mësuar të luftoj për objektiva të tjera”. Redknapp nuk e kufizoi veten, duke thënë se ishte i shqetësuar për qëndrimin e Conte në krye të “Spurs”:

“Kur stërvit Chelsea, është normale që ke mundësinë të fitosh trofe, ashtu si kur drejton Interin ose Juventusin, ke mundësinë të bësh gjëra të mëdha. Natyrisht, Conte e meritonte të gjithë këtë, por ishte gjithashtu shumë me fat në karrierën e tij që ka trajnuar vetëm klube të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat