Gjashtë futbollistë shqiptarë u paraqitën në derbin e Ligën e Dytë të Turqisë.
Istanbulspor si vendas mposhtet me rezultat 2:1 nga Boluspor.
Karadeniz (70') e Kasongo (90+1') shënuan për Boluspor dhe Yilmaz (81') për Istanbulspor.
Valon Et’hemi luajti titullar, Jetmir Topalli u paraqit nga minuta e 46-të për Istanbulspor –in dhe Bekim Balaj u paraqit 65 minuta, Odise Roshi e portierin Gentian Selmani standardë e u aktivizua edhe Dejvi Bregu nga minuta e 80-të për Boluspor-in.
Roshi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 36-të.
Pas javës së 23-të, Istanbulspor renditet në vend të 6-të me 39 pikë e Bolusport i nënti me 31.