Leotrim Bekteshi është prezantuar te skuadra Mjøndalen IF. Klubi norvegjez nërpërmjet njoftimit në faqen e tyre zyrtare kanë konfirmuar se kanë transferuar mbrojtësin shqiptar, shkruan Insporti.
Bekteshi gjatë muajit janar u largua nga FC Prishtina si futbollist i lirë.
Mjondalen bënë gara në rangun e dytë të futbollit norvegjez dhe është tre herë fitues i Kupës së Norvegjisë.
Qendërmbrojtësi shqiptar nga nesër pritet t’i bashkohet skuadrës për të filluar stërvitjet.
Ai me Prishtinën në tri vite e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.