Presidenti i Beşiktaşit, Ahmet Nur Çebi, ka hyrë në një mosmarrëveshje me homologun e tij të skuadrës Adama Demispor, Murat Sancak, duke thënë se "Mario Balotelli do t'i bashkohet Juventusit".
Sancak kishte irrituar presidentin e Besiktashit duke pretenduar se sezonin e ardhshëm do të angazhonin si trajner Şenol Güneş dhe kjo ngjalli reagimin e ashpër dhe të shpejtë të Çebit.
“Nuk mbaj mend që Sancak të jetë shef i Beşiktash-it,” tha Ahmet Nur Çebi.
“Nuk mbaj mend që e kam sjellë në postin e zëdhënësit të shtypit. Nuk ishte e udhës që presidenti i Adana Demirspor të bënte një deklaratë në lidhje me Beşiktashin, që ishte gjithashtu një gënjeshtër e madhe”, theksoi ai.
“Mund t'ju jap informacion nga Adana Demirspor se Vincenzo Montella do të shkojë në Trabzonspor vitin e ardhshëm dhe Mario Balotelli do të shkojë në Juventus”, zbuloi ai.
Është e qartë se Nur Çebi donte vetëm t'i kthente përgjigje homologut të tij pasi është e pamundur të mendohet që Balotelli t'i bashkohet Juventusit në të ardhmen.
Balotelli ka luajtur 141 ndeshje në Serie A me Interin, Milanin dhe Brescian, duke shënuar 52 gola.