Skuadra shqiptare Voska Sport ka “rrëmbyer” zyrtarisht futbollistin e talentuar Usni Ismailin.
Futbollisti i talentuar së fundi ka luajtur për Pelisterin nga Manastiri.
Voska përforcohet me një lojtar shumë të mirë që e bën edhe më të fortë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut. Ismaili është vetëm 19 vjeç, luan si mbrojtës i djathtë dhe është një përforcim cilësor për skuadrën e Voska Sport.
“Pas Riste Ilijovskit, FC Voska Sport me kënaqësi ju njofton se ka nënshkruar kontrata edhe me dy futbollistë të rinj, që pritet të jenë e ardhmja e klubit tonë. Bëhet fjalë për Musa Mevmedovskin, që vjen nga futbolli austriak, dhe talentin e FC Shkupit, Besart Xhemaili.
Ky i fundit ndër vite u dallua me paraqitjet e tij në repartin e sulmit ku luan si alo i djathtë, ndërsa kjo i ka mundësuar të grumbullohet edhe me përfaqësueset e Maqedonisë për gjeneratat U17 dhe U19.
Xhemaili u avancua në ekipin e parë të FC Shkupit duke u stërvitur nën urdhrat e trajnerit Goce Sedloski, mirëpo konkurrenca e madhe te kjo skuadër, bëri që Xhemaili të pranojë ofertën tonë një vjeçare, njëjtë sikurse edhe Mevmedovski, që vjen nga ekipi i dytë i SV Ried nga Austria”, njofton Voska.