Jurgen Klopp pranoi se Liverpooli nuk ishte i shkëlqyeshëm, por qëndroi në lojë dhe opsionet e tyre në bankën rezervë përfundimisht vendosën fitoren e Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Ishte një performancë jo e nivelit të pritshëm nga ana e Liverpoolit në aspektin e lojës, por anglezët u treguan cinik para portës dhe shënuan nga dy situata që nuk premtonin shumë për gol.
Trajneri i Liverpoolit e vlerësoi kroatin Ivan Perishiqi si shumë të rrezikshëm i cili iu shkaktoi telashe mbrojtrësve të skuadrës së tij.
"Ne nuk u mbrojtëm veçanërisht mirë me kalimin e mbrojtësve të krahut, veçanërisht Ivan Perisic, ishte vërtet e ndërlikuar, “tha Klopp për “Amazon Prime Italia”.