Klubi i PSG ka ende shpresë për një rinovim të mundshëm të francezit Mbape me klubin e sheikëve dhe kësaj radhe i kanë ofruar një pagë “faraonike” sulmuesit të talentuar.
45 milionë euro në vit është oferta më e re nga ana e klubit francez në drejtim të Mbapesë, sipas gazetës “Le Parisien”. Kjo vjen si pasojë e atij goli që i shënoi sulmuesi Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ekipi madrilen duket se është destinacioni i preferuar i Mbapesë dhe gjithashtu “galaktikët” po bëjnë çmos që francezi të zgjedhë vetëm Realin.
Gjithsesi duket se oferta e fundit e PSG-së mund t’i ndryshojë mendjen talentit nga Monako dhe të hedhë firmën në kontratën e rinovimit.