Në “Camp Nou” do të luhet sfida midis Barcelonës dhe Napolit për Ligën e Europës.
Gazeta spanjolle “Marca”, e ka hapur ditën me titullin “Sfida e Maradonës”.
Legjenda e madhe argjentinase ka luajtur për të dyja ekipet në karrierën e tij futbollistike dhe për këtë arsye ky duel ka marrë emrin e tij.
Përpara takimit, tekniku i Napolit, Luçiano Spaleti, tha: “Maradona do të bëjë tifo për ne”, me një bindje të plotë. Gjithashtu ai theksoi se asnjë lojtar në botë nuk mund të bëjë ndryshimin i vetëm, përveç legjendës argjentinase.