Ginter do të largohet nga ekipi gjerman

Futboll

Ginter do të largohet nga ekipi gjerman

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:59
Ginter do të largohet nga ekipi gjerman

Qendërmbrojtësi i Borusia Mëshengladbah, Matias Ginter, do të largohet nga ekipi gjerman në fund të këtij sezoni si një lojtar i lirë dhe Roma është vënë menjëherë në lëvizje për të siguruar shërbimet e gjermanit.

Zhoze Murinjo kërkon të fillojë një revolucion në ekipin kryeqytetas sezonin e ardhshëm dhe shumë lojtarë janë në shitje, përfshirë këtu dhe mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla, i cili prej kohësh nuk është në planet e portugezit.

Sipas Bild, gjermani është një prej prioriteteve të Murinjos në merkaton e Romës, së bashku me mesfushorin Granit Xhaka.

Gjithsesi gara për të siguruar shërbimet e Ginter do të jetë e vështirë, pas në të bëjnë pjesë dhe Interi me Barcelonën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat