Barcelona - Napoli, formacionet 

Futboll

Barcelona - Napoli, formacionet 

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 17:53
Barcelona - Napoli, formacionet 

Dita e sotme sheh rikthimin në fushë edhe të Ligës së Europës, aktivitetit të dytë për nga rëndësia, i cili nis me fazën play-off të tij.

Dhe nuk do të jetë një play-off dosido, pasi ka në garë shumë emra të mëdhenj që kanë zbritur nga Liga e Kampioneve, apo skuadra të traditës.

Kështu, në ndeshjet e para të ditës së sotme të turneut, do të ketë një sfidë të jashtëzakonshme mes Barcelonës dhe Napolit, por gjithashtu do të jetë në fushë e lojës edhe Borusia Dortmund, Rejnxhërs apo Betis.

Image

Ndërkohë, një vëmendje e veçantë është edhe në Moldavi, ku në radhët e Sherif Tiraspol nuk do të debutojë sot Regi Lushkja, i cili nuk ka pasur ende kohën e duhur për t’u përshtatur më së miri me skuadrën e tij të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat