Kjo fotografi është e vitit 1994, gjeneratë më e fuqishme e klubit të futbollit Dukagjini nga Klina: në këmbë nga e majta: Bashkim Idrizi, Florent Karahoda, Milazim Maxharraj, Gaspër Lazraj, Anton Beka. Ulur nga e majta: Hil Shala, Fisnik Lyta, Idriz Elezaj, Flamur Morina, Agron Gashi dhe Gjokë Marrniku (kapiten).
Në mesin e 11 këtyre futbollistëve, ka edhe shumë emra të spikatur, si Bashkim Idrizi, portieri Florent Karahoda, Fisnik Lyta, që të tretë një periudhë kanë luajtur edhe në ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë.
Kjo gjeneratë ia solli suksesin më të madh në histori qytetit të Klinës, titullin e kampionit të Kosovës.
Kryetar i klubit ka qenë Mark Përnokaj dhe drejtor Arbon Desku.
Me golin e Agron Gashit në minutën e 50-të, Dukagjini e mposhti me rezultat 1:0 Flamurtarin e Prishtinës, në finalen e madhe të play-off-it që ishte zhvilluar me 26 qershor të vitit 1994.
Dukagjini - Flamurtari 1:0, 26 qershor 1994
Fusha në Zllakuqan.
Gjyqtarë: Skënder Hoxha, Nexhmedin Bunjaku, Iljaz Spahiu.
Shënues: Gashi (50’).
Kartona të verdhë: Prapashtica.
Dukagjini: Karahoda, Marniku, Shala, Lazri, Maxharaj, Idrizi, Bekaj, Morina (Krasniqi), Gashi (Gegaj), Elezi dhe Lyta.
Flamurtari: Mulliqi, A. Krasniqi, H. Krasniqi, Osmani, Hasani, Shuleta, E. Prapashtica (Plepolli), Buzaku (Syla), Bajrami, Bejta dhe I. Munishi.
(Formacionet janë marrë nga gazeta "Bujku").