Dortmundi zhgënjeu para shikuesve të vet në përballje me skuadrën skoceze, Rangers.
Skuadra skoceze turpëron verdhezinjtë, duke i mposhtur me rezultat 4:2 në stadiumin 'Signal Iduna Park'.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, verdhezinjtë pësuan dy gola, që ishin edhe një motiv shtesë për Rangers.
Për Dortmundin shënoi Bellingham (51'), Guerreiro (82’) dhe për Rangers realizuan Tavernier (38'-nga penalltia), Morelos (41'), Zagadou (54'), Lundstram (49').
Rangers bën hapin e parë drejt të tetës së finales së Europa League në futboll.