Fenerbahce hiqej si favorite e madhe në letër por në fushë pësoi goditje të rëndë nga skuadra çeke, Slavia e Pragës.
Slavia ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Fenerbahces, në takimin që u zhvillua në Stamboll.
Mysafirët u kthyen me rezultat të jashtëzakonshëm, që i jep qetësi për takimin e kthimit të 16-ës së finales së Conference League.
Futbollistët Traore (45'), Dorley (62') e Lingr (54') shënuan për Slavian dhe Pelkas (58') e Kadioglu (83’) për Fenerbahcen.
Shqiptari nga Kosova, Mërgim Berisha, u paraqit në dy minutat e fundit për Fenerbahcen.