Kontrata e Zlatan Ibrahimoviçit skadon për 4 muaj. Ideja e Milanit është të vazhdojë me sulmuesin suedez, por jo më në shifrat aktuale, 7 milionë euro neto në sezon.
Propozimi i klubit kuqezi është një kontratë 1-vjeçare për më pak se gjysmën e pagës, rreth 3 milionë euro neto plus një pjesë të ndryshueshme që lidhet me numrin e prezencave në fushën e blertë dhe golave.
Kështu, 40-vjeçari do të kishte mundësinë të arrinte edhe 5 milionë euro në sezon.
Një zgjidhje që paralajmëron Milanin duke pasur parasysh dëmtimet e shumta që kanë goditur sulmuesin vitet e fundit.