Gjykata e Firences nisi zyrtarisht procedimin penal ndaj tre personave të cilët vlerësohen si përgjegjës direkt për ndarjen nga jeta të Davide Astorit, ish-kapitenit të Fiorentinës.
Ai u nda nga jeta më 4 mars 2018 si pasojë e një ataku kardiak në dhomën e tij të hotelit ku ishte i grumbulluar për një ndeshje dhe hetimet kanë zbuluar se problemet e tij shëndetësore kishin qenë të ditura.
Kështu, Prokuroria ka zbuluar se mjekë të një klinike kanë falsifikuar certifikatat mjekësore të Astorit duke i dhënë atij lejekalimin për të luajtur futboll e anashkaluar problemet e vërteta të lojtarit italian.
Probleme të cilat më pas u bënë shkak që ai të humbte jetën në mënyrë të parakohshme në nëj ngjarje që tronditi sportin botëror.
Profesor Xhiorxhio Galanti, ish-drejtori sanitar për mjekësinë sportive në poliklinikën “Careggi” dhe dy sanitarët e të njëjtit departament, Pietro Amedeo Modesti dhe Loira TonçelI, tashmë akuzohen për falsifikimin e certifikatës mjekësore që kanë lëshuar për të ndjerin.