Portieri i Liverpool-it, Alisson Becker e pranon se në të kaluarën ishte afër t’i bashkohet Interit.
Alisson ia doli të mbajë portën e paprekur në fitoren e Liverpoolit kundër Interit në mesjavën që lamë pas në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“A jam i afërt me Interin? Po, isha 17 vjeç unë po flisja edhe me agjentin tim për Interin, por më pas u zben gjasat. Por, jam i kënaqur me rrugën që kam bërë”, tha Alisson, raporton RTKLive.com.
‘Gardiani’ i ‘The Reds’ u shpreh i lumtur me fitoren në ‘San Siro’, por sipas tij, ende asgjë s’ka përfunduar.
“Sigurisht që ishte një ndeshje e vështirë dhe mendoj se barazimi do të kishte qenë më i drejtë. Interi luajti një lojë të shkëlqyer. Goli që ne bëmë ishte më i pastër”.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjen e rikthimit në ‘Anfield’. Interi është një ekip me lojtarë të fortë, ata do të vijnë në Liverpool për të fituar”, përfundoi Alisson.