Trajneri i Norwicht Cityt, Dean Smith ka deklaruar se është shumë i kënaqur me sulmesin e Kosovës, Milot Rashicën.
25-vjeçari e ka shënuar vetëm një gol në FA Cup, por Smith është optimist se shumë shpejt ai do të shënojë edhe në ligë.
“Miloti është ai me të cilin jam shumë i kënaqur.
Ai ka vetëm një gol të FA Cup, por ka bërë disa asistime dhe nuk do të kalojë shumë kohë para se të shënojë në ligë”, u shpreh trajneri i Norwichit në konferencë për media.
Norwich nuk gjendet aspak i pozicionuar mirë në renditjen tabelare në Premierligë dhe do të luftojë deri në fund të sezonit për mbijetesë.
“Kanarinat” gjenden në vendin e 18-të me 17 pikë pas 24 ndeshjeve, ndërsa gjenden katër pikë larg vendeve që shpëtojnë pa rënë nga elita.